Selena Gomez prezanton koleksionin e saj të ri "Dream Out Loud"

9 Korrik 2014, 08:43| Përditesimi:

  • Share
Selena Gomez ka treguar bukurinë e freskët në një set fotografik për fushatën e saj të veshjeve “Dream out Loud” të Kmart.

Ajo ka thënë për koleksionin e saj të ri në rrjetin e saj social Facebook, “Për këdo që do që të shprehë personalitetin e tij nëpërmjet modës”.

Ka vetëm një javë që mikja e saj e vjetër Demi Lovato ka ndaluar së ndjekuri Selenën në Twitter dhe ajo duket në formë të shkëlqyer tek sa pozon për koleksionin e saj.

selena gomez

Vajzat janë mike që në fëmijëri, që kur luajtën në Barney & Friends dhe Selena vazhdon që të ndjekë Demi në Twitter.

Ajo ka pasur gjatë kësaj jave një jetë aktive me komente në rrjetin social Twitter dhe në njërin prej tyre shkruan, “Vajza, lëreni atë që të shkojë” dhe ndoshta fjala është për Justin.

Ndërsa në një tjetër postim ajo ka bërë publik një mesazh nga një mik anonim, “ Do të doja të jepja një përqafim të madh dhe të kujtoj sa e veçantë je”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?