Sekuestrohet drogë me vlerë 4 milion paund në Angli, dyshohet se ishte e një grupi shqiptar

19 Shtator 2023, 09:01| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 09:04

  • Share

Autoritet në Angli kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në qytetin Lids, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milion paund. Sipas mediave angleze dyshohet se pas kësaj sasie rekord droge që u sekuestrua fshihet një bandë shqiptare e trafikut.

Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se policia rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds  gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?