Droga e sekuestruar

Sekuestrohen në Itali 110 kilogramë kokainë e pastër nga Ekuadori, në treg do të shkonte mbi 12 mln euro! Më e madhja e kapur në Katania

9 Tetor 2022, 09:32| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 09:33

  • Share

110 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori është kapur nga policia italiane në Portin e Katanjas ditën djeshme. Anija e bllokuar, ku u gjet sasia e lëndës narkotike, ishte e mbushur me fruta tropikale dhe vinte nga Ekuadori. Nën ‘çati’ janë gjetur 96 pako kokainë e pastër. Është konstatuar një përqindje shumë e lartë e pastërtisë mbi 80%. Për këto arsye, shitjet me pakicë do të kishin bërë të mundur marrjen e mbi 12 milionë eurove.

Droga udhëtoi nga Ekuadori në Katania e mbushur dhe e mbyllur në kontejnerë me fruta ekzotike.. Ajo ishte fshehur në kontejnerë. Në kontejnerin e frutave tropikale ishte një saldim i ‘freskët’, pa asnjë pikë ndryshku që i bëri të dyshonin autoritetet.

"Menjëherë u vu re një anomali - shpjegon nënkoloneli Antonino De Fecondo i cili koordinoi hetimet - dhe prej andej konkluduam se ishte e nevojshme të hetohej për të kuptuar se çfarë fshihej në fund të dyfishtë".

Kontejneri me banane dhe ananas, së bashku me pesë të tjerë me të njëjtën ngarkesë, ishte i destinuar për një kompani që shet fruta në Licata, në zonën e Agrigentos. Ai vinte nga Malta në portin e së cilës në Valetta nuk i ishte nënshtruar kontrolleve doganore, akte që përkundrazi duhej të bëheshin në Katania.

Ngarkesa e frutave kishte mbërritur në Maltë me një anije tjetër më të madhe që tradicionalisht lëron detet e Amerikës Qendrore për të synuar portet e Gioia Tauro në Kalabri ose Valetta në Maltë si një destinacion i ndërmjetëm. Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës e kapur në Catania.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?