Eurot e sekuestruara

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

30 Mars, 16:09| Përditesimi: 30 Mars, 16:18

  • Share

11 110 euro të padeklaruara janë sekuestruar në pikën kufitare Kakavijë. 

"Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave", njofton policia.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë një 53-vjeçar të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro. Shuma e parave e padeklaruar nga ky person u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

"Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos." 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?