Stekat e cigareve të sekuestruara

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare kontrabandë në Tiranë, arrestohet 55-vjeçari

11 Janar 2023, 09:39| Përditesimi: 11 Janar 2023, 15:28

  • Share

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke shitur mallra kontrabandë.

Në kuadër të operacionit ‘False’ është arrestuar Arjan Deliu, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën "Hamdi Pepo", policia gjeti dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gzimi: 11/01/2023 10:05

    Dhjetëra cigare kontrabandë!!! Nomi zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?