Sekuestrohen 8 pistoleta brenda një furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit! Merret në pyetje shoferi! SPAK merr në dorë hetimet (EMRI)

10 Prill 2023, 18:41| Përditesimi: 10 Prill 2023, 21:53

  • Share

Policia e Durrësit ka sekuestruar 8 armë zjarri ‘pistoletë’ në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Mësohet se 8 pistoletat të llojit 'glock' ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka marrë në dorë hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit, Jetmir Koloshi, drejtuesi i automjetit që po merret në pyetje mbi armët e gjetura brenda furgonit.

Ora 21:45
Kishin destinacion Anglinë, SPAK merr në dorë hetimet për 8 pistoletat ‘Glock’ të gjetura brenda furgonit në Portin e Durrësit

1676975686_arretohet.JPG

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë hetimet për 8 pistoletat ‘Glock’ që u zbuluan btrenda furgonit me targa angleze në Portin e Durrësit.

Pistoletat ishin ambalazhuar në një kuti kartoni. Ndërsa mësohet se destinacioni ishte Anglia.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/04/2023 01:12

    Jo /po transportoheshin/,por /po trafikoheshin/,nuk ka fjale te buta e lustrime per ate c'ka konsiderohet krim.

    Përgjigju
  • Dobrushi: 10/04/2023 20:01

    Do me than pistoletat vinin prej Anglije e kishin kalu disa kufinj edhe i zbulun shqiptaret. Heu bravo u koftë.

    Përgjigju
    • Muzaka i Ri: 10/04/2023 20:19

      Po ikte nga Durresi ne Ankona sikur thot shkrues, sikur ta lexoje dhe nje here pas buke, si thua.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?