Kokaina e sekuestruar

Sekuestrohen 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador, ishin fshehur në kontejnerin me banane! Destinacioni ishte Belgjika

27 Shkurt 2023, 10:27| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 10:30

  • Share

Një sasi e madhe prej 8.8 ton kokainë është sekuestruar nga policia në Ekuador. Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane, gati për t’u dërguar në Belgjikë nga porti i Guayaquil.

“Rekordi i 2023 është sekuestrimi i më shumë se 8 tonëve kokainë”, shkruan komandanti i policisë, gjenerali Fausto Salinas, në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne shmangim 90 milionë doza që do të dilnin në tregtinë ndërkombëtare. Sasia e drogës vlerësohet në 330 milionë dollarë në Europë ”, tha ai.

Në një video të publikuar nga Salinas në të njëjtin rrjet social, thotë se policia njoftoi agjentët e anti-drogës, të cilët inspektuan kontejnerin me banane, destinacioni i të cilit ishte Belgjika.

I vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë, prodhuesit kryesorë të kokainës në botë, Ekuadori kapi në vitin 2021 rekordin vjetor prej 210 tonësh droge, pjesa më e madhe kokainë dhe destinacionet e të cilave ishin portet evropiane.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?