Fishekzjarrët e sekuestruar

Sekuestrohen 600 fishekzjarrë në Tiranë e Kavajë, në pranga një 19-vjeçar, nën hetim edhe një 57-vjeçare

31 Dhjetor 2021, 10:26| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 10:28

  • Share

600 fishekzjarrë janë sekuestruar sot nga Policia në Tiranë e Kavajë, ndërsa është arrestuar një 19-vjeçar si dhe kanë nisur hetimet për një 57-vjeçare.

Policia bën me dije se  në fshatin Luz i Vogël në Kavajë, pasi kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet A. Sh., nga kontrollet janë gjetur 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. 

Ndërkohë gjatë kontrollit të territorit, në rrugën "Hamdi Pepa", në magazinën në pronësi të shtetases M. Gj., 57 vjeçe, janë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë" për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?