Eurot e sekuestruara ne Kakavije

Sekuestrohen 50 000 euro në Kakavijë, nën hetim 41 vjeçari që i kishte fshehur në valixhe

7 Janar 2021, 17:15| Përditesimi: 7 Janar 2021, 17:26

  • Share

Në pikën kufitare Kakavijë janë sekuestruar 50 000 euro si dhe është vënë nën hetim 41 vjeçari nga Fieri i cili i kishte fshehur në valixhe ndërsa po përpiqej të ikte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga I. Sh., 41 vjeç, është gjetur një valixhe me 50.000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro.  Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip "Toyota" që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?