Foto ilustruese

Sekuestrohen 3.5 kg heroine dhe një sasi hashashi, arrestohet shqiptari 58 vjeçar ne Greqi

9 Mars 2023, 14:31| Përditesimi: 9 Mars 2023, 14:52

  • Share

Një shqiptar 58 vjeç u arrestua nga policia greke pasi i’u sekuestrua një sasi e madhe droge.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Kolono të Athinës, u gjetën dhe sekuestruan 3 kg 550 gram heroinë, 185 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2500 euro, 2100 lek shqiptare dhe 5 celularë.

Ai akuzohet për trafikimin e heroinës dhe kanabisit të përpunuar në zonën e Atikës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet do të dërgohet në Athinë ndërsa vijojnë hetimet për këtë veprimtari kriminale.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?