Sekuestrohen 300 kg kanabis në Serbi, vinte nga Shqipëria! 5 të arrestuar, u kapën teksa ishin gati për ta shitur (VIDEO+FOTO)

27 Janar 2022, 11:36| Përditesimi: 27 Janar 2022, 11:56

  • Share

300 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Serbi, drogë e cila vinte nga Shqipëria. Sipas mediave serbe, 87 pakot e drogës u gjetën në një furgon në fshatin Turija, ndërsa janë arrestuar 5 persona, të cilët dyshohet se janë trafikantët e drogës. Policia ka arrestuar shtetasit, E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953).

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, teksa ishin duke dorëzuar marijuanën të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turija. Gjatë kontrollit të lokalit dhe automjeteve që kanë përdorur trafikantët janë gjetur 87 pako me marijuanë të përgatitura gati për shitje. Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin përgëzoi policinë dhe tha se ky konfiskim i dha një goditje tjetër mafies së drogës.

'Me këtë aksion të suksesshëm të konfiskimit të drogës në Tërnovc të Madh, policia serbe edhe një herë ka treguar se nuk ka vend, qytet apo fshat në Serbi ku të mos zbatohet dhe zbatohet ligji. Policia serbe ka treguar se ligji është i vlefshëm në çdo pjesë të vendit tonë dhe se askush nuk do të mund t'i anashkalojë dhe shmang ligjet tona.Serbia nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo vend i sigurt për shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Ky konfiskim i dha një goditje tjetër mafies së drogës, ku policia veproi me profesionalizëm ndaj atyre që do të donin të helmonin fëmijët tanë.'- tha ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 27/01/2022 12:31

    Kjo është një shaka…

    Përgjigju
    • Agjenti: 27/01/2022 13:45

      Nuk merren me patriotizma trafikantet. Serbet dhe shqiptaret punojne bashke ne kto fusha.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?