Foto ilustruese

Gjenden dhe sekuestrohen 25.8 kg kokainë, në pranga dy shqiptarët në Turqi! Droga ishte nisur nga Ekuadori, ishte vendosur brenda një kontejneri

9 Janar 2023, 12:13| Përditesimi: 9 Janar 2023, 12:22

  • Share

TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion të kryer nga autoritetet turke në një port në Aliaga dhe për këtë kanë rënë në pranga 2 shqiptarë, njëri prej tyre nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.

Lajmi u bë i ditur përmes deklaratës me shkrim të Ministrisë, ekipet e Shtabit Rajonal Aliağa të lidhura me Drejtorinë e Kontrabandës dhe Inteligjencës Doganore të Izmirit.

Ata thanë se kishin dyshime se një kontejner që vinte nga Ekuadori drejt Turqisë nga deti, dyshohej se kishte në brendësi lëndë narkotike.

Kontejneri u dërgua për skanim me rreze x. Si rezultat i skanimit, në disa zona u panë dendësi të dyshimta. Në kontrollin, ku përfshiheshin qen detektorë narkotikësh, u zbuluan pako të konsideruara si drogë. Nga matjet e bëra me komplete analizash droge u konstatua se lënda ishte kokainë. Në kontenier u sekuestruan 25.8 kilogramë kokainë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokuroria Publike Aliağa u ndaluan shtetasi shqiptar me iniciale A.S., dhe një kosovar me iniciale B.L.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?