Sekuestrohen 13 kg kanabis në Malësi të Madhe, arrestohet 26-vjeçarja në kërkim bashkëshorti i saj

20 Tetor 2023, 15:04| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 16:15

  • Share

Një 26 vjeçare është vënë në prangat e policisë ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim pasi kultivonin kanabis.

Policia arrestoi të rënë dhe shpalli në kërkim bashkëshortin e saj me iniciale A.V., ndërsa u sekuestruan 13 kg kanabis.

Nga kontrollet në ambientin në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?