Sekuestrohen 12 mijë fara kanabisi në Fier, në pranga 29-vjeçari

15 Shtator 2023, 13:19| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 14:23

  • Share

Fation Sheri është arrestuar nga policia e Fierit pasi në banesë iu gjetën 12 100 fara kanabisi, fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë, si dhe asgjësohen disa bimë narkotike.

29-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Stadi”.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia gjeti 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike. Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?