Droga

Sekuestrohen 1000 rrënjë kanabisi në Skrapar, autori në kërkim

21 Qershor 2023, 09:38| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:41

  • Share

SKRAPAR- Një operacion është zhvilluar nga policia e Beratit ku janë sekuestruar 1000 rrënjë kanabisi. Kanabisi është sekuestruar në një fshat të Skraparit dhe është shpallur në kërkim autori Oltion Gjoni.

Sapo pikasi forcat e policisë, Gjoni arriti të largohej.

Operacioni është ende në vijim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më shumë detaje nga operacioni.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?