Foto gjatë operacionit nën ujë

Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije mallrash në Norvegji, në pranga 6 shqiptarë, mes tyre edhe një grua

18 Prill 2023, 10:30| Përditesimi: 18 Prill 2023, 11:01

  • Share

Një kontroll i rastësishëm doganor në një port në perëndim të Norvegjisë rezultoi të kthej në një operacion ku u sekuestrua sasia më e madhe e drogës të kapur ndonjëherë në këtë shtet. Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga forcat policore si pjesë e grupit të trafikantëve që tentoi të transportonte në Norvegji 100 kg kokainë që u kapën në një anije mallrash. Mes të arrestuarve është edhe një grua. Ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë të ditur.

Mediat norvegjeze shkruajnë se anija e mallrave kishte ardhur nga Brazili. Ndërsa vihet re metoda e ndryshme e përdorur nga trafikantët të cilët këtë herë e kanë vendosur lëndën narkotike nën anije dhe u desh një aksion i polumbarëve për sekuestrimin e kokainës.

Të arrestuarit nuk u kapën në anije, por si pasojë e hetimeve dhe përgjimeve hetuesit dolën në përfundimin se ata ishin pjesë e grupit kriminal që tentoi të transportonte drogën. Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë 4 javë në paraburgim. Ata kishin mbërritur në Norvegji vetëm disa ditë para se të zbulohej sasia e kokainës. 

Anija ku qe fshehur kokaina

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?