Kishin përvetësuar minierën në Krastë të Dibrës, arrestohen 2 vëllezërit! Sekuestrohen edhe 1 ton lëndë plasëse, pranga 4 të tjerëve (EMRAT)

26 Tetor 2022, 15:25| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 18:32

  • Share

DIBËR- Një operacion me emrin “Toka e artë”, kanë çuar në pranga 6 persona teksa në total janë sekuestruar 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike.

Report Tv mëson se në pranga kanë rënë 2 vëllezërit  Brolind Kotja 25 vjeç dhe Drilon Kotja 21 vjeç, të dy banues në Krastë, të cilët kishin përvetësuar dhe shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme një minierë në Batër, Krastë. Një nga vëllezërit, më konkretisht 21 vjeçari është person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ato u vunë në pranga pasi kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar. Gjithashtu, është arrestuar Hajdar Bala 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale penale "Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”. Gjatë kontrollit në minierën e tyre janë gjetur 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.  

Nga ana tjetër, po në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe Ilir Lika, administrator i subjekti "Lika shpk” në Krastë dhe E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë biznes . Lika akuzohet për Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Fshehja e të ardhurave", pasi në biznesnin e tij i janë gjetur 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike

Gjithashtu, për të njëjtën akuzë në pranga ka rënë edhe Kujtim Lena , administrator i subjektit "Lena shpk". Dhe në biznesin e tij janë gjetur sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike. Pra në total, janë 6 të arrestuar dhe  1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike. Për këtë është vënë në dijeni edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.  
 

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?