Një nga trafikantët e arrestuar

Sekuestrimi i 3.3 ton kokainë në Spanjë, burg pa afat për 8 të arrestuarit, mes tyre shqiptarë! Zbulohet roli i ‘noterëve të drogës’

3 Dhjetor 2023, 22:53| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 22:56

  • Share

Një gjykatë në Spanjë ka caktuar masën e sigurisë burgim pa afat për 8 nga 11 të arrestuarit qe u kapën me 3.3 ton kokainë brenda një kontejneri brenda një magazine industriale në Xirivella në 30 nëntor.

Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan. Asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur të dëshmojë, as para Policisë Kombëtare dhe as para gjykatës në Mislate. Tre personat të cilët janë liruar përkohësisht janë 2 persona nga Shqipëria dhe 1 spanjoll.

Një nga shqiptarët, të gjithë të ardhur nga Barcelona, ​​dhe kolumbiani vepronin, si ‘noterë’ të shkarkimit të kokainës. Ata ishin “sytë dhe veshët” si të shitësit në Kolumbi, ashtu edhe të grupit importues dhe shpërndarës, që i përket kartelit ballkanik, të drejtuar nga shqiptarët dhe që prej disa vitesh ka marrë nën kontroll një pjesë të mirë të trafikut të madh të drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?