Super Hëna në orët e para të mëngjesit në Tiranë

Spektakli i Super Hënës më të ndritshme të vitit në Tiranë, ja fotot

19 Shkurt 2019, 08:14| Përditesimi: 22 Shkurt 2019, 21:53

  • Share

TIRANË - Teksa zbardhte dita e sotme, Hëna e plotë në qiellin e Tiranës ka ofruar një spektakël për të gjithë ata që e kanë parë. Në një distancë më të afërt  me Tokën Hëna e plotë ishte më e shndritshme dhe më e madhe teksa ulej në horizont.

Në fotot e shkrepura nga fotoreporteri dhe gazetari i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 05:30 - 06:30 duket fenomeni natyror.

Super Hënë quhet fenomeni kur sateliti i vetëm natyror i Tokës është në një distancë me të afërt dhe shfaqet me një ndriçim të plotë. Sipas astronomëve kjo Hënë e plotë ishte më e ndritshmja për këtë vit.

 

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?