Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv

3 Maj, 21:01| Përditesimi: 3 Maj, 21:14

  • Share

Ura që kërkon të jetojë jetën e saj

Markel Baballëku, inxhinier dhe strukturist, njohës shumë i mirë i historisë inxhinierike të Shqipërisë së vjetër dhe të re, ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në Esencë. Ura e Zogut apo ashtu siç njihet ajo ndryshe me emërtimin e saj të parë Ura e Matit ka zënë vend të ngushtë tashmë në kujtesën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve. Për këtë emision u shfrytëzuan materiale edhe nga arkiva personale e Inxhinierit dhe Profesorit Gjovalin Gjadri. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv në orën 21:00.

Eljan Tanini: -Urat ndërtohen nga njerëzit për qindra mijëra arsye. Ndërsa në fund, ato braktisen nga njeriu nga vetëm një arsye. Kjo urë duhet të ishte vendosur dhe stampuar në kartëmonedhat e Shqipërisë, ashtu si edhe kafshët e vendit tonë. Kur them kafshët nuk e kam fjalën për njerëzit. Çfarë është kjo urë për ne?

Markel Baballëku: -Lumi i Matit është një lum që ka krijuar vështirësi ndër vite! Ajo është një urë që lidh veriun dhe jugun. Përpara asaj ure kanë qenë edhe dy të tjera nga Lufta e Parë Botërore. Vitet 20 e shtunan vemendjen njerëzore për një urë të tillë, ishte fondi ZVEA që bëri të mundur ndërtimin e saj. Në atë periudhë janë ndërtuar edhe 6 ura të ngjashme si kjo. U hap një konkurs nga qeveria për këtë urë, ajo ka dosjet më të plota deri në dosjen e zbatimit të saj. Në vitin 1938 kompania italiane “Mazorana & Co ribën disa sistemime. Në dosje gjen projektet e para, përmiresimet e Mazzoranos dhe në fund Emil Mersh.

I kanë dhënë jetë saj ure: Zviceriani i famshëm Erwin Schnitter, Profesori Gjerman Emil Morsch, dhe nga pala shqiptare inxhinieri i ri Gjovalin Gjadri. Gjadri e tregon punën e tij në shumë vlera, si në Moskë dhe në ndërtimin e Urës së Gomsiqes.

Eljan Tanini: -Si është gjendja e urës sot, a i kushton shumë shtetit shqiptar ta ribëjë ashtu siç ishte atë urë?

Markel Baballëku: -Nuk janë të pakta rastet ku koha, një shekull ose 100 vjet është koha që për urat të merren më shumë masa. Shumë ura nuk e kanë patur fatin e saj, edhe asaj i është shembur një hark. Ura ka pasur 6 harqe, sot ka 5 harqe. Harku i gjashtë gjendet në lumë

Eljan Tanini: -A është zënë lumi, devijuar, për të ndërtuar urën?

Markel Baballëku: -Jo nuk është zënë e as devijuar! Lumi është besnik i shtratit të tij, ne kemi ngushtim shtrati nga linja hekurudhure dhe nga rruga e re

Eljan Tanini: -Çfarë ka ndodhur me këmbën e urës, është ngrënë apo ka rënë më poshtë?

Markel Baballëku: -Nuk e gjen dot pa e parë nga brenda këmbën! Faktorët janë disa. Gërryerja e lumit, udhëzimi i lumit, prurjet e mëdha, koha dhe mbase edhe tërmeti i fundit i vitit 2019

Eljan Tanini: -Ura e Zogut, Milotit, Viktor Emanuelit, kemi emër tjetër?

Markel Baballëku: -Është quajtur edhe Ura e Matit, ky është termi i parë.  Ajo mori emrin e Zogut që në ato çaste. Në vitin 1939 ura është quajtur Ura Viktor Emmanuel i III dhe në vitin 1999 ka marrë emrin formal Ura e Matit. Unë nuk e di nëse ka një vendim të ri gjatë viteve 1939-1999 për ndryshimin e emrit të saj. Ura është ndërtuar për më pak se një vit, ka pasur një kohë 3 vjeçare që janë marrë me projektin si fillim, më pas  zbatimi ka qenë më i thjeshtë. Kështu vepron edhe bota, bën më shumë studime si fillim. 

Eljan Tanini: -Sigurisht, ashtu si një artist i cili ka kohë qe e mban në mendje idenë e tij, më pas zbatimin e ka shumë shumë më të thjeshtë.

Markel Baballëku: -Koha ka qenë e shkurtër dhe më shumë vlera e kanë krijuar atë urë në një kohë kur prurjet e lumit kanë qenë shumë më të mëdha se sot. Më 13 Mars 2024, në Prishtinë u mbajt një takim përkujtimor për veprën e shkëlqyer të Profesor Inxhinier Gjovalin Gjadrit ku unë bashkë me kolegun Rikard Luka mbajtëm kumtesën: “Ura mbi lumin Mat dhe veçori të ndërhyrjeve riaftësuese në periudha të ndryshme kohore”. Kemi hulumtuar më thellë edhe në shumë dokumenta

Eljan Tanini: -Mund ta quajmë edhe ura me 6 harqe që ka 5 harqe sot!

Markel Baballëku: -Ura është rindërtuar në një fazë të dytë. Çështja ka qenë që të bëhet një urë elegante ku edhe uji të kalonte më lehtë. Një ndër vlerat e saj është edhe pesha e lehtësuar për ti shtuar jetëgjatësinë. Vizatimet kanë qenë tepër të imta në letër. Ura është pasuri tepër e vyer. Janë ndërtuar edhe dy kulla që dikur mbanin teleferikun që shpërndante materialin e ndërtimit. Ura i ka këmbët rreth 10 m të thella.

Ura e Lezhës, unë hamendësoj se është marrë e njëjta urë mëmë në dokumenta dhe e kanë ndërtuar atë në të njëjtën trajtë. Janë pesë ura që ngjajnë me urën mëmë.

Qoftë nga shtypi i kohës dhe nga dokumenta personale të Gjovalin Gjadrit flitet për praninë e Gjovalin Gjadrit në këtë urë. 

Eljan Tanini: -Ura mund të shpëtohet kollaj?

Markel Baballëku: -Po, ajo urë ka zënë pak vend në atë element të vetin

Ndërhyrja u nis për tu bërë dhe duhej bërë një ndërhyrje elementare, tani jemi në fazat e ndërhyrjes. Tani është periudha e prurjeve. Ky është një objekt që kërkon profesionalizëm të lartë

Eljan Tanini: -Ku kemi aftësi ne të restaurojmë vepra të tilla si kjo urë, vetëm nëse ngjallet Gjovalin Gjadri me të tjerë! 

Markel Baballëku: -Përvoja jonë është e pakët në këtë drejtim, sidomos me ato që kanë ndodhur pas tërmetit. Kjo urë gëzon në veçanti teknologjinë e kohës së saj, ura e parë është ndërtuar në vitin 1928 në Gjermani. Ndërkohë e pa patentuar përpara saj është ndërtuar ura jonë në vitin 1926. Elementët e urës janë beton dhe çelik, as elementët e poshtëm nuk kanë asnjë plasaritje

Eljan Tanini: -Diktatura i ndryshoi gjë urës?

Markel Baballëku: -Janë bërë ndërhyrje të herë pas hershme në urë, 10 të tilla. Vepra ka rezistuar, është mirëmbajtur me ndërhyrjet më të rëndësishme në vitiet 1972-1975. Në mënyrë të plotë më të është marrë Profesor Gjovalin Gjadri.

Harku i fundit i urës ka rënë në ujë, gjermanët që e hodhën në erë janë treguar dashamirës. Harku nuk është ribërë. Dëmtime në këmbët e betonit, dhe ndërhyrjet e Gjovalin Gjadrit janë bërë në vitet 1949-1950.

Eljan Tanini: -Përse ura ka këmbë betoni të mbërthyera me çelik?

Markel Baballëku: -Ulja e urës ka ndodhur në kohë të ndryshme

Eljan Tanini: -Duket sikur urës i kanë dalë dhëmbët dhe rrënjët?

Markel Baballëku: -Ngulej një si krehër me këmbë të ndryshme betoni, këto janë këmbët e urës. Është e hamendësuar që kjo enë ka rënë, është carë poshtë. Fokusi ka qenë dhe është që në mos ta lejojmë atë urë që mos të shkojë më tej.

Eljan Tanini: -Firma që e ka marrë projektin do e lërë të pjerrët apo do e çojë në bazë urën?

Markel Baballëku: -Firma ka për detyrë të sigurojë që ura nuk do të lëvizë më. Ose të ngrihet dhe mëkëmbet e gjithë ura.

Eljan Tanini: -Ura është një trup?

Markel Baballeku: -Ato janë pjesë të pavarura nga njëra tjetra, kjo i ka bërë mirë asaj. 

Eljan Tanini: -Kjo urë duhet të jetë simbol kombëtar

Markel Baballëku: -Ne jemi në diskutimet tona që kjo urë mund të gjejë kudo vendin e saj me elementët e saja që ka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?