Sekretet e Fërgesës në tavë dheu me mëlçi nga zonja Albana

13 Qershor, 12:18| Përditesimi: 13 Qershor, 12:20

  • Share

Tavë dheu me mëlçi

Përbërësit:

  • 3 lgj gjizë
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 300 gr mëlçi
  • 300 ml lëng mishi me copëza
  • 1 lgj piper i kuq
  • 1 lgj miell misri
  • 1 kokërr qepë
  • 6 thelpinj hudhër
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Piper djegës

Përgatitja:

Mëlçitë pasi i kemi larë mirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin. Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë. Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.     

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: