Sekretarja e PD sulmon Bashën
e Ramën:S'janë të zotët për ...!

15 Nëntor 2017, 12:26| Përditesimi:

  • Share
Sekretarja e Organizatave Partnere në Partinë Demokratike, Valbona Mezini, ka sulmuar hapur kryedemokratin Lulzim Basha. E tronditur nga fotoja e një vogëlushi nga miniera e Bulqizës, e cila është kthyer në virale në rrjet, Mezini nuk kursen me sulme as Ramën dhe as Bashën.

Ajo shkruan në “Facebook” se vendi po drejtohet nga një kryeministër i paaftë dhe një opozitë gjithmonë e më e dobët për të mbrojtur interesat e këtyre njerëzve. Me ironi, sekretarja e PD shkruan se duhet të presim çfarë do na sjellë pati, pasi vetë nuk jemi të zotët ta ndreqim.

“Te duket se eshte ndonje femije qe jeton ne vendet e botes se 3 por fatkeqesisht jeton ne Shqiperi. Askush nuk ndjehet nuk ia prish terezine qeverise. Pervecse zihen ne parlament sesa u kushtojne rrobat e trupit, nuk kane sy te shohin realitetin qe po vret femijet shqiptaret cdo dite te cilet fatkeqesisht humbasin betejen me mbijetesen duke iu nenshtruar asaj perdite dhe fatit te tyre te keq qe i drejton nje kryeminister i pa afte dhe nje opozite gjithmone e me dobet per te mbrojtur interesin e tyre. Te presim cfare do na sjelle mot fati se vete nuk jemi te zotet ta ndreqim”, shkruan Mezini.

mezini
(Postimi i Valbona Mezinit me foton e vogëlushit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?