Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për zhbllokimin e porteve në Detin e Zi, kam besim që do ja dalim

1 Qershor 2022, 15:49| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 15:50

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se kishte pasur një "progres" në arritjen e një zgjidhjeje për të lehtësuar ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës në furnizimet globale të ushqimit, por paralajmëroi se "nuk jemi ende atje".

"Unë mendoj se ka përparim, por ne nuk jemi ende atje”, tha ai duke folur në një konferencë shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson në Stokholm.

"Këto janë gjëra komplekse dhe fakti që gjithçka është e ndërlidhur, e bën negocimin veçanërisht kompleks”, tha Guterres.

Guterres, i cili vizitoi Moskën dhe Kievin në fillim të këtij viti, po përpiqet të ndërmjetësojë atë që ai e quan një marrëveshje paketë për të rifilluar eksportet e ushqimit ukrainas dhe eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave si pjesë e përpjekjeve të organizmit botëror për të zbutur krizën.

"Siç i thashë këshillit të sigurisë, unë jam me shpresë, por ka ende një rrugë për të bërë dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar që gjërat të ndodhin," shtoi ai.

Më shumë se 20 milionë tonë drithë janë aktualisht të bllokuara në kapanone në portet e Ukrainës mes një bllokade nga anijet ruse.


Lajmi kryesor:

Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?