Sekretari britanik ngatërron dy herë Shqipërinë me Rumaninë në një intervistë live

11 Korrik 2023, 15:46| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 16:07

  • Share

Sekretari britanik i punës dhe pensioneve, Mel Stride, ngatërroi vazhdimisht Shqipërinë me Rumaninë gjatë një interviste për emigracionin në një bashkëbisedim në programin Today të BBC Radio Four.

Gjatë intervistës Stride bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin Today të BBC Radio Four.

Prezantuesja Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca.

“Numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tashmë të njëjtë me vitin 2022. Ju nuk do të jeni në gjendje t'i ndaloni varkat, apo jo?", e pyeti gazetarja Sekretarin britanik.

Por ai nuk hezitoi për t’i kthyer një përgjigje I cili tha se qeveria kishte një sërë politikash për ta ndihmuar atë të arrinte objektivin e saj, duke bërë edhe gafën e tij duke ngatërruar Rumaninë me Shqipërinë.

“Për shembull, ne kemi pasur një marrëveshje me Rumaninë, e cila tani do të thotë se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë”, tha Stride.

Por gazetarja ndërhyu menjëherë duke e korrigjuar: “E ke fjalën për Shqipërinë?”

Ai tha: “Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë, ju kërkoj falje”.

Stride po përpiqej t'i referohej një marrëveshjeje që Britania e Madhe ka arritur me Shqipërinë, e cila parashikon që emigrantët të kthehen në atë vend nëse arrijnë në Britani.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?