Sekretari amerikan uron popullin
shqiptar për Ditën e Pavarësisë

27 Nëntor 2017, 22:39| Përditesimi:

  • Share
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka uruar popullin shqiptar me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

“Shqipëria është mike dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të pandalur drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE.

Ne e vlerësojmë thellë ndihmesën e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS-it si dhe nxitjen e stabilitetit rajonal nga ana juaj.

Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat e rëndësishme, përfshirë reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

 Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj” thotë Rex Tillerson.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?