Sekretari amerikan i Shtetit thirrje Serbisë: Njohja reciproke me Kosovën, kërkon kompromis nga të dy palët

15 Shkurt 2021, 19:19| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 19:21

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit, ndërsa i ka përsëritur Serbisë kërkesën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.

Në mesazhin e tij të urimit, Blinken tha se SHBA është përkushtuar për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve, ndërsa theksoi marrëveshjen gjithpërfshirëse me Kosovën.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA në një deklaratë zyrtare.

Javën e parë të shkurtit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vendosi të shkruante një letër urimi për presidentin serb, Aleksandar Vuçiçit, me rastin e 15 shkurtit, ditës së shtetësisë së Serbisë.

Në një mënyrë aspak të zakontë në diplomaci, me anë të një letre urimi, që ishte e para e tij si president, drejtuar Serbisë, Biden i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Megjithëse Biden i bëri thirrje Serbisë për njohje të ndërsjellë me Kosovën, Bashkimi Evropian beson se vetëm Prishtina dhe Beogradi mund ta arrijnë kompromisin e nevojshëm.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?