Sekretari amerikan i shtetit në Greqi! Pompeo takim me Dendias për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor

28 Shtator 2020, 13:54| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 13:57

  • Share

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo ka nisur sot në Greqi bisedimet në kuadër të qetësimit të tensioneve në Mesdheun Lindor dhe për të inkurajuar nisjen e dialogut mes Athinës dhe Ankarasë.

Në takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo dhe homologut grek, Dendias u diskutuan ‘Çështjet me interes dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, me theksin në dialogun strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së, mbrojtja dhe bashkëpunimi energjitik dominuan takimin si dhe zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor’.

Gjatë një vizite që do të bëjë në Selanik, sekretari amerikan i Shtetit do të marrë pjesë gjithashtu në një tryezë të rrumbullakët mbi energjinë, në praninë e ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Costis Hatzidakis, që do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi shkencor dhe teknologjik mes Greqisë dhe SHBA-së.

Pas Selanikut, sekretari amerikan i Shtetit do të vazhdojë turneun në Kretë, ku do të vizitojë bazën detare të Souda-s për të nënvizuar ‘partneritetin solid të sigurisë amerikane me Greqinë’.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?