Sekondat dramatike vulosin finalen e Kupës, Flamurtari në basketboll mposht Partizanin! Kapitenia: Ndeshje që s’harrohet kurrë

19 Janar, 12:28| Përditesimi: 19 Janar, 12:51

  • Share

Në një finale që s’do harrohet lehtë, Flamurtari në basketboll për vajza është shpallur kampion në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur Partizanin 80-79 me pikë.

Në pallatin e sportit të Vlorës, që rrallëherë ishte mbushur me kaq shumë tifozë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, fituesi u përcaktua në koshin e fundit. Madje në 30 sekondat e fundit fillimisht realizoi Partizani duke kaluar në avantazh 78-79, por në momentet e fundit kapitenia vlonjate bëri diferencën.

“Ishte një finale nga më emocionueset që kam luajtur. Mendoj se publiku ishte i madh në numër dhe entuziazmi i tyre u përcoll,”-u shpreh Tea Memushi, kapitene e Flamurtarit.

Ish-trajnerja e Flamurtarit të vajzave për shumë vite, Elona Hasanaj, tani në rolin e drejtueses, tha se finalja kundër Partizanit dhuroi emocione të papërsëritshme.

“Sot ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, me jashtëzakonisht rivalitet. Jashtëzakonisht e bukur që u nda në sekondat e fundit. Falenderoj ekipin e vajzave dhe trajnerin,”-tha Elona Hasanaj, drejtoreshë e Flamurtarit.

“Flamurtari di të zgjidhë situatat në momente të caktuar dhe kyçe. Urime Flamurtarit, por urime edhe Partizanit pavarësisht se gaboi në momentin e fundit dhe i iku Kupa,”-deklaroi  Avni Ponari, president i FSHB.

Kupa e Shqipërisë në basketboll për vajza u zhvillua për dy ditë në Vlorë, teksa pjesëmarrëse përveç finalistëve ishte edhe Tirana me Vllazninë.

 

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?