Sejko: Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë e vendit, burim rreziku dhe kosto të mëdha nëse nuk merren masa tani

22 Qershor 2023, 10:04| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 10:45

  • Share

Ndryshimet klimatike po sfidojnë gjithnjë e më shumë ekonominë e vendit dhe kërkon përgjigje gjithnjë e më të shpejtë.

Domosdoshmëria për të adresuar sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike dhe marrja e masave u nënvizua edhe sot në Tiranë në konferencën e Nivelit të Lartë “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore “Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi” organizuar nga Banka e Shqipërisë.

“Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë e vendit dhe kërkon përgjigje të përbashkët e të koordinuar përfshi dhe Bankën e Shqipërisë. Ndryshimet klimatike kanë kosto të lartë dhe janë burim rreziku dhe sektori bankar është i ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike.

Kosto apo dëmi që do të shkaktojë do të jenë shumë  më të mëdha se kostot që do të vijnë nga marrja e masave për të minimizuar rreziqet në të ardhmen nëse ne nuk realizojmë sot. Kemi nevojë për inovacion” tha Sejko në fjalën e tij.

Ndryshimet klikamike kërkojnë financim të qëndrueshëm dhe këtu sektori bankar ka rolin e vet vendimtar, duhet kanalizim fondesh dhe edukim.

Në Konferencën e nivelit të lartë mbajti fjalën e saj edhe Drejtoresha e Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF), Jana Repanšek, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Po sot në Tiranë u organizua dhe mbledhja Vjetore e Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF).
Lajmi në përditësim..

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 22/06/2023 10:25

    Foli ky..ik o trim shiko tregun financiar se jemi akoma le listen gri te pastrimit te parave...lerja Sazan Gurit kto pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?