Sejko me Bankën Botërore: Tërmeti përkeqësoi ekonominë, por është i përkohshëm

6 Shkurt 2020, 16:45| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:55

  • Share

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar një takim zyrtar me delegacionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Johanna Jaeger, ku është diskutuar mbi ecurinë ekonomike të vendit dhe investimet e huaja. Sejko është shprehur se ekonomia e vendit është prekur ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit që ndikoi në ngadalësimin e ecurisë së saj si dhe ndikoi negativisht të inflacion.

Sipas guvernatorit edhe pse ekonomia e vendit është përgjysmuar në krahasim me 2018, procesi i ndërmarrë nga qeveria për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti pritet të japë një efekt pozitiv dhe të kontribuojë për përmirësimin e situatës ekonomike.  Ndër të tjera pjesë e takimit kanë qenë edhe tema specifike siç është politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila sipas guvernatorit ka qenë stimuluese dhe pozitive për ekonominë.

 Po ashtu është sjell në vëmendje edhe fakti që ka rënë ndjeshëm niveli i kredive me probleme. Sejko ka deklaruar se raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.4% në muajin dhjetor 2019, nga 25% që ishte pesë vite më parë.

Ndërkohë nga ana tjetër është theksuar fakti që viti 2019 shënoi një rritje të kreditimit të ekonomisë dhe se kursi i këmbimit është i stabilizuar.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?