Sejko: Inflacioni 4.4% në tremujorin e parë të 2022, pritet në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit! Ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme

4 Maj 2022, 16:13| Përditesimi: 4 Maj 2022, 17:10

  • Share

TIRANË- Qytetarët shqiptarë do të përballen me çmime të larta deri në vitin 2024. Në konferencë për mediat Guvernatori Gent Sejko u shpreh se goditja që po marrin tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë është më e lartë sesa pritej. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%, dhe deri në fund të vitit do të jetë mbi këtë nivel, ndërsa rënia e tij në 3% do të arrihet në 2024.

"Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë sollën ndërprerje të reja në zinxhirët globalë të prodhimit të shpërndarjes dhe shtuan pasiguritë për të ardhmen. Rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës, të ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024”, pohoi guvernatori.

Nga pasiguria dhe çmimet e larta ka nisur ngadalësimi ekonomisë.

“Inflacioni ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa rritja ekonomike ka shfaqur shenja ngadalësimi. Përkundrejt kësaj ecurie, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen gjatë horizontit afatmesëm.  Megjithatë, ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë krahasuar me parashikimet e fillimvitit”, tha Sejko.

Pavarësisht situatës, Banka e Shqipërisë nuk e ka ndryshuar normën bazë të interesit duke e mbajtur atë në 1%, por njofton se do të monitorohet inflacioni dhe në rast kapërcimi mbi parashikimet aktuale banka do të ndërhyjë përsëri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 04/05/2022 16:54

    Idiote komplet qe vazhdojne me politiken monetare stimuluese. Australia e rriti dje normen baze te interesit, Amerika e rrit sot dhe Anglia neser. Keta gomeret tane duhet te rrisin interesat urgjentisht.

    Përgjigju
    • Ekonomia: 04/05/2022 17:19

      S‘eshte kaq e thjeshte mor cun se ne Shqiperi jane te gjithe kredite me norme interesi te ndryshueshme. Duhet t‘i rrisin normat gradualisht se ndryshe nuk do paguajne dot kestet e kredive njerezit.

  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?