Foto ilustruese

Seanca u shty prej kërkesës së avokatit, më 1 shtator del para KPK prokurori Bajram Breçani

29 Gusht 2022, 09:44| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 09:46

  • Share

Më 1 shtator do të mbahet seanca në KPK ndaj prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani. Në orën 10:00 do t’i nënshtrohet procesit të vettingut ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia.

Seanca ishte parashikuar të mbahej që në korrik, por u shty pasi avokati i Brecanit kërkoi kohë për tu njohur me materialet.

Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.

Ndërkohë kanë mbetur pa kaluar në filtër afro 250 prokurorë të prokurorive të Shkallës së Parë dhe Apelit.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajza: 29/08/2022 10:30

    obobo kush e paska rradhen per veting. ky me siguri do te konfirmohet ne detyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?