Pjesë nga seanca gjyqësore nga tribunali i gjykatës së Hagës

Seanca për përcaktimin e statusit të Salish Mustafës, me kërkesë të mbrojtjes ajo mbahet me dyer të mbyllura

14 Dhjetor 2020, 16:55| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 17:02

  • Share

Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore në tribunalin special të Hagës për ecurinë e çështjes së eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokurori  i cështjes synon që ta përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojë në fazën gjyqësore sa më shpejtë që është e mundur, duke synuar që gjyqi të fillojë në mars të 2021.

Avokati i Salih Mustafës, Julius Von Bone ka kërkuar që një pjesë e seancës gjyqësore të qëndrojë e mbyllur për mediat, kërkesë e cila është aprovuar nga gjyqtari.

Aktualisht seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura për Salih Mustafën.

Salih Mustafa është i pari epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzohet për krime lufte.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?