GJKKO kalon për gjykim dosjen e Fredi Belerit! Avokati: Po mbahet në burg politikisht! SPAK: Kemi prova për blerje votash! Dule në gjykatë: Lëreni të ushtrojë detyrën

14 Shtator 2023, 11:59| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:59

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i akuzuar nga SPAK për blerje votash. Avokatët e tij pretendojnë se klienti i tyre mbahet padrejtësisht në burg. “Fredi Beleri tha që unë po qëndroj në burg politikisht dhe pa asnjë provë sepse nuk e kam takuar”, tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët.

Në seancën ku vetë Fredi Beleri nuk është i pranishëm, mbërriti dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili kërkoi që drejtësia të lejojë kryebashkiakun të ushtrojë detyrën, në kushtet kur ende nuk është betuar para Këshillit Bashkiak dhe lejet për të dalë i janë refuzuar.

Avokatët kërkojnë që çështja të pushohet, pasi më herët kanë bërë disa ankimime deri në Gjykatën e Lartë për të shpallur të pavlefshme përgjimet e Prokurorisë së Vlorës, në të cilat akuza pretendon se 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Beleri ka marrë 40 mijë lekë për të blerë 8 vota. Por Prokurori Adnan Xholi argumentoi se Beleri duhet të qëndrojë në burg dhe të merret zyrtarisht i pandehur nga gjykata me provat që ata kanë depozituar dhe çështja të kalojë për gjykim.

Kreu i PBDNJ-së tha se drejtësia duhet t’i garantojë Belerit të drejtën për tu betuar, duke marrë shembull të drejtën e votës brenda qelisë, por gazetarët e korrigjuan duke e sqaruar se me ndryshimet e fundit ligjore, një i paraburgosur, nuk voton.

‘Në proceset zgjedhore të paraburgosurit dhe të dënuarit që nuk u janë ndaluar të drejtat politike me vendim të prerë gjykate, a ngrihen qendra votimi aty ku presin dënimin për të ushtruar të drejtën e votës, kur nuk plotësohet numri a nuk shoqërohen këta në qendra më të afërta.’- tha Dule.

Të premten, më 15 shtator, Fredi Belerin pritet ta takojë në qelinë e paraburgimit në Durrës, edhe ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Yannis Oikonomou (Janis Ikonomu) që ndodhet në Tiranë në kuadër të ministerialit të ministrave të Brendshëm për Samitin e Berlinit. Greqia ka ushtruar presion për lirimin e Belerit, por kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja i takon vetëm drejtësisë. Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandeli Kokoveshi, akuzohen se më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ofruan para për votat e qytetarëve. Denoncimi u bë nga një tregtar peshku në Himarë i cili bashkëpunoi me prokurorinë për dokumentimin e ngjarjes.

Ora 16:46
Kalon për gjykim dosja e Belerit, flet avokati: Po mbahet në burg politikisht! Gjyqi do zgjasë

 

Teksa citoi fjalët e Fredi Belerit, avokati i tij tha pas përfundimit të seancës së ditës së sotme në Gjykatën e Posacme se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë që vërteton fajësinë e tij.

“Fredi Beleri tha se po qëndron në burg politikisht dhe pa asnjë provë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt që nga data 6 edhe deri në ditën që është arrestuar me të infiltruarin. SPAK vazhdon të shprehet se akuzat e ngritura ndaj Belerit janë të vërtetuara. Ne do i kontestojmë këtë punë kemi, seanca tjetër është ditën e hënë. Argumenti ishte se kanë përfunduar hetimet dhe s’ka rrezik më për marrjen e provave dhe s’ka pse të ndiqet më në gjendje arresti në burg, kur gjyqi do vazhdojë gjatë. Ne i jemi drejtuar edhe Gjykatës së Lartë pastaj sa të marrim përgjigje do shkojmë dhe në Gjykatën Kushtetuese", tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës.

Më tej ai shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate, ndërsa tha gjithashtu se zëvendës ambasadori grek donte të ishte në sallë por nuk u lejua sepse ishte seancë me dyer të mbylluara dhe të hënën do lejohet të takohet me Belerin.

Ora 16:18
Përfundon seanca, dosja e Fredi Belerit kalon për gjykim

1694701277_fredibeleri.jpg

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Ai akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

Ora 12:30
Dule: Beleri po ndalohet të kryeje betimin në kundërshtim me ligjin

 

Deputeti i PBDNJ-së, Vangje Dule ishte sot i pranishëm në seancën paraprake që u zhvilluar ndaj Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash në 12 maj. Dule tha se Beleri po ndalohet që të kryejë betimin në kundërshtim me ligjin.

'Ju përgjigj gjykatësja me një vendim negativ. Pa hyrë në detaje të procedurës gjyqësore. Beleri në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me parimin botërisht të respektuar të prezumimit të pavarësisë ndalohet të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur. Mjafton t’ju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua që të kryeje betimin si deputet. Drejtësia duhet që pataten e nxehtë ta trajtojë me frymën e ligjit germën e ligjit të praktike të njohura botërisht. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë procesin gjyqësor.’- tha Dule.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anglezja: 14/09/2023 23:39

    Ore Z. Dule si te lejohet te marri detyren, nderkohe qe akuzohet se e ka dhene para per te blere vendin e detyres! Kjo eshte njesoj si hajduti te behet gjykates e te gjykoj ceshtjen ne te cilen eshte i pandehur per vjedhje!

    Përgjigju
  • Tahipi: 14/09/2023 20:10

    Edhe ti dule si beleri je te shitur. kur ti marrim pronat ne greqis do ju shlojme belerin .. shqiprija 1

    Përgjigju
  • Arberi: 14/09/2023 19:10

    Fredi Beleri eshte nje antishqiptar i rrezikshem,nje kriminel e zagar i qarqeve greke,i cili duhet denuar pa hezitim.Qendrimet antishqiptare te qeverise greke nuk jane te reja.Qendrimi i qeverise Shqiptare duhet te jete i prere dhe i ashper.Te kerkohet se pse ekziston ligji i luftes, Problemet me Camerine,synimet teritoriale etj.Te paraqiten keto fakte ne Keshillin e Europes dhe po qe se Europa iu jep te drejte,ne p... te semes te shkoje edhe miqesia jone me ato.

    Përgjigju
  • Edi25252: 14/09/2023 18:07

    GARGAMELI në burg e ka vendin

    Përgjigju
  • Shigjetari: 14/09/2023 12:29

    Dule per presion ahahhaha ik o i mbaruar se nuk pjerdh me ky vend per HellASSin tend, jo me per ty. lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?