Kosova & Rajoni

Seanca në Hagë, avokatët kërkojnë listën e dëshmitarëve që do të përdoren në gjykim, Prokuroria Speciale s’ua jep

21 Korrik 2021, 17:45| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 17:48

  • Share

Në seancën e sotme në Hagë, ku kanë dalë ish-krerët e UÇK-së, Avokatët mbrojtës të këtyre të fundit kanë kërkuar një listë të dëshmitarëve të cilët mendon t’i përdorë prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Por Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka pranuar.

Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin. I këtij vendimi i David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit”.

 “Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja.


Lajmi kryesor:

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e gjykimit, avokati i Thaçi-prokurorisë: S'jeni vetë gati


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?