Koronavirusi/ Zyrtare! UEFA shtyn Kampionatin Europian për në 2021

17 Mars 2020, 13:33| Përditesimi: 17 Mars 2020, 15:36

  • Share

Kampionati Europian i futbollit nuk do të zhvillohet këtë verë, i parashikuar të nisë në qershor. Për shkak të ndërprerjes së kampionateve në kontinentin e vjetër, UEFA ditën e sotme pas një videokonference me 55 federatat europiane, ra dakord në parim që kampionati Europian të zhvillohet në verën e vitin 2021, duke filluar nga 11 qershori.

Ndërkohë lidhur me vijimsinë e kampionateve në Europë është vendosur si kusht përfundimin e tyre deri më 30 qershor. UEFA ka kërkuar respektim rigoroz të këtij afati pasi në të kundërt rrezikohen kualifikueset për kompeticionet Europiane UEFA Champions League dhe Europa League.

Nga UEFA është bërë me dije gjithashtu se ndeshjet e kombëtareve të parashikuara në muajin maj do të zhvillohen në qershor. Ajo gjithashtru u ka dhënë urdhër klubeve që të lejojnë futbollistët të grumbullohen me kombëtaret e tyre pavarësisht se koha në dispozicion për të mbyllur kampionatet është e paktë.

Në të gjitha pikat e propozuara UEFA ka gjetur akordin me 55 federata pjesmarrëse në videokonferencë, por çështja që mbetet ende enigmë është ajo ekonimike, pasi sipas mediave europiane UEFA ka humbur 300 mln euro nga kjo zhvendosje. Kjo gropë financiare, gjithnmonë sipas mediave të huaja, do të mbyllet nga klubet në Europë por edhe nga federatat e Europës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?