Foto ilustruese

Së bashku me disa persona të tjerë bënë për spital 21 vjeçarin, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Vlorë

18 Prill 2023, 11:12| Përditesimi: 18 Prill 2023, 11:14

  • Share

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për dhunimin fizik të një 21 vjeçari ditën e djeshme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Uji i Ftohtë” ku dy vëllezërit N.Xh (A), 32 vjeç dhe E.H (A) pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me disa persona të tjerë në fshatin Drashovicë kanë dhunuar fizikisht të riun e identifikuar D.Z.

Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa vijojnë hetimet dhe kërkimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?