Foto ilustruese

S’duhet të mungojnë në gardërobën tuaj! Zbuloni ngjyrat e ndezura që duhet të vishni këtë vjeshtë

2 Shtator 2023, 12:13| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 12:15

  • Share

Edhe pse është ende gusht dhe vera nuk ka mbaruar, është mirë të jemi disa hapa përpara kur bëhet fjalë për modën dhe nëse dimë ngjyrat trend, do dimë dhe çfarë blerjesh do të na duhet të bëjmë më tej. Këtë vit, disa prej tendencave të verës do të jenë ende “in” edhe në vjeshtë.

Ndryshimi i madh në këtë vjeshtë në krahasim me ato të viteve të kaluara është se këtë vit duam të kemi ngjyra në paraqitjet tona të përditshme. Kjo është mënyra se si ne shtojmë ngjyra të theksuara që premtojnë të përmirësojnë stilin tonë lehtësisht dhe shpejt.

Ja se cilat ngjyra na duhen me se s’bën sezonin e ri:

1. Rozë

Ngjyra jonë e preferuar e verës është rozë dhe këtë vit po e vendosim edhe në garderobën tonë të vjeshtës për t’i dhënë më shumë ngjyrë dhe intensitet.

2. Neoni

Chiara Ferragni i pëlqen nuancat neoni dhe thuajse nuk i ndan ato nga pamja e saj e përditshme. Fashionistja e njohur kombinon pallton e saj neon me xhinse dhe na dëshmon se këtë ngjyrë mund ta veshim në të gjitha stinët e vitit.

3. Blu

Blu është një ngjyrë që na pëlqeu shumë gjatë verës dhe vazhdon të jetë një nga tendencat më të mëdha të ngjyrave të sezonit.

4. Portokalli

Së fundi, portokallia është gjithmonë një ngjyrë e preferuar që nuk duam ta ndajmë në muajt e vjeshtës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?