“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës

16 Prill, 15:21| Përditesimi: 16 Prill, 16:38

  • Share

Pa bonus qiraje prej më se 1 viti dhe pa asnjë plan zhvillimi për pallatin e tyre të dëmtuar nga tërmeti, një grup banorësh protestuan para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar të nisin punimet për riforcimin e pallatit të tyre.

“Ka arritur kulmi, nuk po durojmë dot më. Jemi të sëmurë, jemi pensionistë, cfarë do të bëhet me pallatin tonë”.

“Bashkia nuk i është përmbajtur kontratës që ka bërë me ne. Në kontratën thuhej se ditën që hyjmë në shtëpi, ndërpritet bonusi”.

“Unë një pension 180 mijë lekë të burrit kam. Vetë jam e papunë, e sëmurë. Çfarë të bëj? Në datën 1 më erdhi qeraxhiu më kërkoi qiranë. Desha, s’desha i dhashë paratë. Po vetë me çfarë të ushqehem? Nuk vdesim dot me zor”.

Pallati ndodhet në lagjen nr 12 të Durrësit dhe është përfshirë në listën e 7 godinave që do të riparohen me fondet e bashkisë Durrës. Burime nga ky institucion thanë se “pritet vendimi nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit dhe më pas do të zhvillohen procedurat e tenderit për riforcimin e pallateve me dëme të shkallës DS4”. Në këtë pallat jetonin 65 familje, disa prej tyre qendrojnë në shtëpi me qira prej 5 vitesh, ndërsa të tjerë nuk kanë hezituar të rikthehen e të jetojnë mes rrezikut të një shembje të mundshme.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durres: 16/04/2024 19:21

    Ta shohin turistat ate pallat nuk i zene me gjumi. Shkojne e flejne ne plazhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?