'S'do e harroj kurrë këtë gol', Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

5 Mars, 10:31| Përditesimi: 5 Mars, 12:36

  • Share

12 fitore në 12 ndeshje në 2024 shënoi Interi kundër Genoas ku protagonist absolut ishte edhe shqiptari Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.

Për Asllanin, i cili u shërbyer nga Alexis Sanchez në minutën e 30, ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me Interin. 21-vjeçari, i cili për 4 ditë bën 22, luajti ndeshjen e tretë si titullar edhe për shkak të mungesës së Calhanoglus, ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta.

“E prisja prej kohësh këtë gol sepse jam tifoz i madh i Interit. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet ti qeras të gjithë shokët e skuadrës,"-u shpreh Asllani.

Edhe trajneri Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për Asllanin, duke u shprehur se ‘duhet të duartrokitet për performancën e tij, që edhe pse nuk ka luajtur shumë bëri një ndeshje shumë të mirë’.

Falë golit të realizuar mediat më të mëdha sportive në Itali, si ‘Gazzeta dello Sport’, por edhe ‘Corriere dello Sport’, kanë patur sot në faqe të parë Kristjan Asllanin, i cili është vlerësuar mesatarisht me notat 6.5 dhe 7.

Ndërkohë goli tjetër i Interit u realizua nga Alexis Sanchez, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Barella.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?