Scholz: Nesër firmosim njohjen reciproke të patentave! Të nisin sa më shpejt negociatat për integrimin në BE me Shqipërinë

11 Prill 2022, 18:48| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:11

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se sulmi në rusi tregoi se për demokracinë duhet të punohet çdo ditë dhe se negociatat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmohet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.

“Agresioni i pakuptimtë i Rusisë na bën të qartë që arritje evropiane nuk janë diçka e vetëkuptueshme duhet të angazhohemi çdo ditë për një jete të lirë dhe demokratike, me këtë Gjermania angazhohet për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur me negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE. Falënderoj Shqipërinë pasi në rolin e  saj ndërkombëtar është një aleate konstruktive që mbështet politikat e BE. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave”, tha  Scholz


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?