Scholz: Do rigjallërojmë procesin e Berlinit, jemi pranë Shqipërisë në rrugën drejt BE

11 Prill 2022, 18:49| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:24

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dëshiron të rigjallërojë procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se Gjermania është pran Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Ka krijuar struktura kundër korrupsionit. Vendet e Ballkanit përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal dhe përshpejton afrimin me BE. Dua të rigjallëroi procesin e Berlinit, me rendësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 liritë bazë. Gjermania do të jetë një partnere e ngushtë e Shqipërisë drejt rrugës së BE.”, tha ai.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit është një iniciativë bashkëpunimi ndërqeveritar që synon rigjallërimin e lidhjeve shumëpalëshe midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Është një nga nismat kryesore diplomatike në Evropën Juglindore të kabinetit të tretë të Merkelit.


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?