Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg

Schallenberg në Kosovë: Liberalizimi i vizave të ndodhë sa më parë

14 Qershor 2022, 16:11| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:14

  • Share

Ministri federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më parë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Schallenberg paralajmërsoi se në samitin e radhës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 23 qershor, ai do ta shtrojë temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Schallenberg tha, po ashtu, se BE-ja duhet t'i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës këmbëngul se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, si Franca dhe Holanda, të cilat kanë shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkaq, BE-ja nuk i ka nisur ende negociatat e anëtarisimit, pasi Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve me Maqedoninë e Veriut, që lidhen me gjuhën dhe identitetin.

Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut./REL

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?