Sazan Guri kërkon të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë: Nëse fitoj rivalin tim në "Primare" do e bëj nënkryetar

8 Nëntor 2022, 20:14| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 20:17

  • Share

Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në "Primaret" e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë gjë, Guri e bëri me dije gjatë një bashkëbisedimi me Sali Berishën. 

Ambientalisti tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë. Madje ai tha më tej se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në "Primare" do e bëjë direkt nënkryetar bashkie

"Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s'ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë Berati.  Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar, ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron. S'ka rëndësi fare, të guxojmë"- tha Sazan Guri.


Lajmi kryesor:

Zef Hila kërkon rikthimin në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, shpall kandidaturën në Primaret e Berishës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?