Sassuolo - Spezia

Sassuolo kualifikohet me vuajtje dhe gjen Atalantën në Kupën e Italisë, Ibrahimovic shënon te Frosinone (VIDEO)

2 Nëntor 2023, 21:32| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 22:56

  • Share

Kupa e Italisë është në fazën e 1/16. Këtë të enjte Sassuolo kaloi pas 120 minutave dhe penalltive Spezian, duke gjetur në turin e radhës Atalantën.

Në "Mapei Stadium", Sassuolo dhe Spezia barazuan 0-0 pas 120 minutave lojë në turin e 1/16 të Kupës së Italisë. Edhe pse vendasit kishin shumë raste, u desh ruleta e penalltive për të mësuar skuadrën e kualifikuar. Nga pika e bardhë, vendasit e Dionisit ishin më të saktë dhe fituan 5-4, duke gjetur në turin e radhës Atalantën. Nga 11 metrat i saktë u tregua edhe Nedim Bajrami, fantazisti i Kombëtares që u fut në fushë në të 76 minutë për Sassuolon.

Në "Olimpico", Torino dhe Frosinone barazuan 1-1 për 90 minuta. Pjesa e parë u mbyll 1-1, teksa për miqtë shënoi Arijon Ibrahimovic. Shqiptari që është pjesë e Bayern Munich dhe luan në huazim në klubin italian ka lënë shenjë dhe pas vetëm pesë minutave kaloi Frosinonen në avantazh, para se Zima të barazonte duelin. Kujtojmë se Ibra luan me kombëtaren U-19 të Gjermanisë dhe është vetëm 17 vjeç.

Ndeshjet e radhës:

 

Ora 21:41
Vetëm pesë minuta lojë, Ibrahimovici shqiptar i shënon Torinos në Kupën e Italisë (VIDEO)


Torino dhe Frosinone po luajnë për turin e 1/16 në Kupën e Italisë. Aktualisht pjesa e parë është 1-1, teksa për miqtë shënoi Arijon Ibrahimovic. Shqiptari që është pjesë e Bayern Munich dhe luan në huazim në klubin italian ka lënë shenjë dhe pas vetëm pesë minutave kaloi Frosinonen në avantazh, para se Zima të barazonte duelin. Kujtojmë se Ibra luan me kombëtaren U-19 të Gjermanisë dhe është vetëm 17 vjeç.

Ora 21:33
VIDEO/ Nedim Bajrami i saktë nga penalltia, Sassuolo mposht Spezian në Kupën e Italisë! Gjen kundërshtar të fortë

Në "Mapei Stadium", Sassuolo dhe Spezia barazuan 0-0 pas 120 minutave lojë në turin e 1/16 të Kupës së Italisë. Edhe pse vendasit kishin shumë raste, u desh ruleta e penalltive për të mësuar skuadrën e kualifikuar. Nga pika e bardhë, vendasit e Dionisit ishin më të saktë dhe fituan 5-4, duke gjetur në turin e radhës Atalantën. Nga 11 metrat i saktë u tregua edhe Nedim Bajrami, fantazisti i Kombëtares që u fut në fushë në të 76 minutë për Sassuolon.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ibra: 03/11/2023 01:55

    Besoj Kosova duhet ta therrase ose Shqipëria lojtarin Ibrahimovic super lojtar !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?