Sasia më e madhe e zbuluar në det, Marina e Brazilit sekuestron 3.6 ton kokainë

20 Shtator 2023, 21:06| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 21:07

  • Share

Marina braziliane njoftoi të martën se kishte sekuestruar 3.6 ton kokainë e cila po transportohej nga një varkë në brigjet e shtetit verilindor Pernambuco. Policia e cilësoi këtë si kapja më e madhe e drogës nga Brazili në det të hapur.

Në një deklaratë, thuhet se kjo varkë përdorej për transportimin e njerëzve dhe ngarkesave përgjatë bregut me pesë anëtarë të ekuipazhit që shkonin në Afrikë. Anija u tërhoq nga anija patrulluese në portin e Recife, raporton Reuters.

Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit.

Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash dhe 14 ton marijuana.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?