Bota

Sardenja nën pushtetin e flakëve, Presidenti i Rajonit: Një dramë e përmasave të mëdha, shekuj të historisë mjedisore tashmë janë 'fshira'! Italia kërkon ndihmë nga BE

26 Korrik 2021, 09:18| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 12:22

  • Share

"Ajo që po shohim është një dramë e përmasave të mëdha. Hektarë të tërë janë shkrumbuar, shekuj të historisë mjedisore dhe peizazhe tashmë të 'fshira'", kështu e përshkroi Presidenti i Rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, situatë e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë provincën e Oristanos.

 "Nuk është ende e mundur të bëhet një vlerësim i saktë i dëmit. Unë do t'i kërkoj Draghit që një pjesë e fondit për projektin kombëtar të rimëkëmbjes të ndahet menjëherë në një projekt të madh ripyllëzimi që do të shërojë këto plagë të tmerrshme", shtoi ai.

Deri më tani 1500 njerëz janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët.

E ndodhur në një situatë tejet të vështirë, Italia aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe menjëherë  pas vendimit italian, Franca dhe Greqia kanë dërguar nga dy helikopterë secili për të ndihmuar në vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?