VIDEO/ Sarandë, në makinë me një thes me kanabis! 33 vjeçari kapet mat nga policia! Momenti i arrestimit

6 Janar, 10:19| Përditesimi: 7 Janar, 00:53

  • Share

Sarandë – Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë teksa transportonte me makinën e tij një sasi prej 3 kilogramësh kanabis sativa.

Sipas bluve, 33-vjeçari i identifikuar Arben Isufi, banues në fshatin Markat, Konispol, po transportonte sasinë e lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe automjetin me të cilin po transportohej kjo lëndë, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.  

Arrestimi i 33-vjeçarit për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u bë në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?