Foto ilustruese

Sarandë/ Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 42-vjeçari

11 Shkurt 2023, 13:02| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 13:05

  • Share

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Raste të tilla janë shtuar shumë së fundmi, prandaj dhe policia rrugore ka marrë masa më të rrepta ndaj të gjithë atyre që i shkelin. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së së Sarandës, për veprime të mëtejshme. 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?