Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar

15 Prill, 11:43| Përditesimi: 15 Prill, 15:23

  • Share

SARANDË - Një shtetas polak është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u kap me doza kanabisi me vete dhe me tihkë në automjet. Në lagjen nr.2 të Sarandës, shërbimet e policisë ndaluan automjetin me të cilën qarkullonte shtetasi polak A.S.

Gjatë kontrollit në makinëm në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli 2', iu gjetën një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis sativa, gati për shitje, si dhe një mjet prerës thikë.

'Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi polak A. S., 46 vjeç. 

Në lagjen nr.2, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari dhe gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë). Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis.' thuhet në njoftimin e policisë.       

Më tej, shërbimet bënë kontroll edhe në banesën e tij ku u gjet një tjetër sasi e dyshuar kanabisi. Lënda narkotike dhe thika u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?